Pako ushqimore për familjet në nevojë – Ramazan 2017

Fondacioni Albiz me rastin e muajit të madhërishëm të Ramazanit shpërndau mbi 180 pako ushqimore për familjet me status të rënd social në kuadër të projektit “Pako ushqimore – Ramazani 2017”.

Muaji i Ramazanit është muaj i sakrificës ku më së shumtë paraqitet nevoja për ndihmë në rrethin ku veprojmë. Andaj edhe Fondacioni Albiz nëpërmjet këtij projekti synon sensibilizim dhe solidaritet me kategoritë e veçanta në shoqëri.

Pakot ushqimore janë përbë me artikuj ushqimor që plotësojnë nevojat elementare të një familje. Shpërndarja e tyre është bërë në mënyrë të organizuar nga ana e Fondacionit Albiz si dhe me ndihmën e bashkëpunëtorëve dhe aktivistëve.

Ky projekt është pjesë e platformës socio-humanitare  me anë të së cilës Fondacioni Albiz vazhdimisht është në përkrahje të familjeve në nevojë.

Me këtë rast Fondacioni Albiz shpreh mirënjohjen e thellë tek të gjithë donatorët për solidaritetin e shprehur.